Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tre veturave në fshatin Kijevë të Malishevës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Kosovapress se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 16:00 në fshatin Kievë, ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale, deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia Rajonale e komunikacionit rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

 

Share.