Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, 2 persona të dyshuar për vrasjen e 32 vjeçarit në Ferizaj.

Sipas Prokurorisë një person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa personi tjetër është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” .

Share.