Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut mbrëmë në Hajvali të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 18:30, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po merret me rastin./TV Malisheva