Ky lajm është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikim me zyrtarët e Komunës së Malishevës.

Rastet e reja të regjistruara me covid-19, janë nga këto vendbanime, 1 rast në Gurbardh dhe 1 rast në Drenovc.

Gjendja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo, deri më sot janë regjistruar 223 të prekur, prej tyre 168 persona janë shëruar, raste aktive janë 34, ndërsa 21 persona kanë vdekur.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, ka ndërruar jetë një person i prekur nga COVID-19 dhe nuk pati asnjë rast të infektuar me coronavirus.

Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi komunal emergjent, është duke vazhduar punën e tij, në monitorimin dhe menaxhimin e situatës me covid-19., është duke u punuar 24 orë në ditë dhe në vazhdimësi mbikëqyren të gjitha rastet e prekura, duke ju ofruar edhe mbështetjen nevojshme varësisht nga situata dhe nevojat që kanë rastet e prekura apo familjet e tyre.

Qytetarëve ju bëhet thirrje që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve dhe vendimeve të organeve përgjegjëse shëndetësore të vendit. Mos dilni nga shtëpitë pa maska, mbani higjienën e nevojshme të duarve dhe shmanguni tubimeve. /TV Malisheva

 

Share.