Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qentë ë prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të IKSHPK me Komunën e Malishevës.
Personat e konfirmuar sot me covid-19, janë 1 rast në Malishevë dhe 1 rast në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 43 raste aktiv.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 234 persona të prekur, prej tyre 170 janë shëruar plotësisht, 21 persona kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 43 raste. /TV Malisheva