Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar dy raste të reja.
Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet nga terreni.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 540 raste, prej tyre 456 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 52 persona. /TV Malisheva