Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në kontakt me rastet në terren.
Rastet e reja të regjistruar sot janë nga këto vendbanime: 2 raste në Lladrovc dhe nga 1 rast në Tërpezë dhe Malishevë, kurse numri i rasteve aktive është 64.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, gjithsejtë me covid-19 janë regjistruar 529 raste, prej tyre 433 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 64 raste.