Bilanci i ditës së sotme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është dy të shëruar dhe pesë raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës dhe nga kontaktet në terren.
Rastet pozitive të ditës së sotme vijnë nga këto vendbanime: nga 1 në Bellanicë, Bubavec, Marali, Pagarushë dhe Vërmicë, ndërsa numri i rasteve aktive është 83.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë prekur 485 persona, prej tyre 372 janë shëruar, 30 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 83 persona.