Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët paraprakisht kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri për ditën e sotme. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikim e rregullt me Komunën e Malishevës.

Personat e shëruar janë nga fshati Kërvasari, ndërsa numri i rasteve aktive zbret në 36 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 14 marsi 2020, e deri më sot, me covid-19 janë prekur gjithsejtë 313 persona, prej tyre 252 janë shëruar, 25 kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 36 persona. /TV Malisheva

 

Share.