Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar pesë raste të reja me Covid-19. Këto të dhëna janë zyrtarisht të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës.
Dy rastet e shëruara vijnë nga fshatrat Damanek dhe Ngucat, ndërsa rastet e reja janë regjistruar në këto fshatra: 2 në Carrallukë, 1 në Banjë, 1 në Astrazup dhe 1 në Tërpezë, kurse raste aktive me Covid-19 janë 35 raste.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë regjistruar 310 persona të prekur me Covid-19, prej tyre 250 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë edhe 35 persona. /TV Malisheva