Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 49 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa dy persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 776.

Në total numri i rasteve aktive është 831.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.

/TV Malisheva

Share.