Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 926 testime, 191 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID.
Sot janë shëruar 255 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,325.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,719 persona.
/TV Malisheva