Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 32 qytetarë pozitivë me virusin COVID-19 nga 902 testime.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se dy persona fatkeqësisht kanë humbur betejën me sëmundjen infektive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës. Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746. Në total numri i rasteve aktive është 591.

/TV Malisheva

Share.