Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 1.562 raste pozitive me koronavirus nga gjithsej 4.210 testime dhe dy persona të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1.186 persona, derisa numri i rasteve aktive është 10.288.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 80 persona. Numri total i dozave të administruara është 1.834.463, prej tyre me një dozë vaksine janë 903.945, me të dy dozat 824.218 persona, 104.668 me dozën e tretë dhe 1.438 me dozën e katërt.

/TV Malisheva

Share.