Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste të vdekjes dhe 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 nga 5.881 testime.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës. Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.

Në total numri i rasteve aktive është 2.811./TV Malisheva

Share.