Dy aeroplanë ushtarakë U-208 raportohet se janë përplasur tmerrësisht në ajër përpara se të përfshiheshin nga flakët në një rrugë banimi në Romë.

Sipas mediave të huaja, pilotët e tyre thuhet se gjetën vdekjen menjëherë teksa u përplasën me njëri-tjetrin të martën.

Ata po fluturonin mbi Guidonia Montecelio si pjesë e një stërvitjeje të planifikuar paraprakisht kur ata u përplasen në ajër.

Siç bëhet e ditur më tej, ata po shoqëroheshin nga dy aeroplanë të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk u përfshinë në incident.

Njëri nga aeroplanët thuhet se përfundoi duke u përplasur me një makinë të parkuar në rrugë ndërsa shpërtheu në zjarr.

Ai mbeti i rrëzuar mes dy ndërtesave, duke detyruar një evakuim emergjent në zonë.

Ndërkohë, aeroplani tjetër duket se është rrëzuar në një fushë aty pranë.

Një dëshmitare e tmerruar i tha RomaToday se si e pa incidentin vdekjeprurës të ndodhte “para syve të saj”.

Ajo tha: “I pashë të përplaseshin para syve të mi, ishin 4 aeroplanë”.

Ekipet e shpëtimit janë parë afër rrënojave ndërsa zyrtarët po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. /TV Malisheva

Share.