Dy raste të tentim grabitjeve nën kërcënimin e armës kanë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në një dyqan, ku punëtorja ka raportuar se kishte hyrë një person i pa njohur me maskë të Covid- 19 dhe nën kërcënimin e armës së shkurt, kishte kërkuar prej viktimës që ta hap arkën.

Mirëpo, viktima kishte refuzuar që t’ia hap arkën dhe i dyshuari ishte larguar nga dyqani. Nuk ka pasur të lënduar dhe rasti është duke u hetuar.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, në kryeqytet, ku ankuesja femër gjersa ishte duke punuar në një market, një i dyshuar mashkull duke kanosur me thikë i kishte kërkuar paratë. Pasi ankuesja kishte thirr për ndihmë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime./TV Malisheva

Share.