Një tërmet me fuqi 5.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmë në orën 22:43, tri kilometra në perëndim të Florina në Greqi, raportojnë mediat greke.

Dhjetë minuta më vonë, në orën 22.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet me magnitudë 4.1 sipas shkallës Rihter, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ndërkaq mediat në Shqipëri raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në shtete tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Nuk raportohet për dëme materiale dhe viktima në njerëz. /TV Malisheva

Share.