Bazuar në rezultatet e analizave të testeve për COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga katër teste, dy kanë rezultuar negativ dhe dy tjera kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Konfirmim i rasteve është bërë në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: nga 102 raste të prekura, 81 janë të shëruar, 15 raste janë aktive dhe në 6 raste kanë përfunduar me vdekje.

Në emër të shtabit komunal emergjent, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe sot ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë të zbatojnë masat anti COVID, me qëllimin e vetëm, që të mbrohemi nga ky virus i padukshëm dhe me qëllim të mos përhapjes së virusit.

“Qytetarë të dashur të Malishevë, ju lutemi që ti zbatoni të gjitha rekomandimet e dhëna për tu mbrojtur nga COVID-19, mbani maska mbrojtëse, mbani higjienën e duarve dhe në maksimum t’i shmangi vendet ku ka grumbuj të qytetarëve, pasi kjo është mënyra e vetme e mbrojtjes nga ky virus”, ka bërë thirrje kryetari Begaj./Tv Malisheva

Share.