Angelina Jolie aktualisht po kalon një jetë të vështirë pasi Sahara dhe Shiloh së fundmi përfunduan në spital.

Aktorja e Hollywoodit foli hapur për problemet që familja e saj ka ditët e fundit, pa fshehur se sa është duke u përpjekur të mbështesë dy vajzat e saja.

Sahara, 15-vjeç dhe Shiloh, 13-vjeç, së fundmi përfunduan në një spital, ku të dyja u operuan.

Aktorja e njohur 44-vjeçare zbuloi se Shiloh kishte një operacion në ije, ndërsa ajo nuk deshi të fliste për arsyen e Sahara që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike.

“Dy muajt e fundit i kalova në spitale me vajzën time më të vjetër, dhe motra e saj më e vogël kaloi të njëjtën gjë disa ditë më parë kur ajo duhej të bënte operacion në ije”, shkruan ish-gruaja e aktorit të preferuar 56-vjeçar të Hollywoodit në esenë e saj për një revistë amerikane.

Angelina theksoi se vajzat e saj ishin të ndërgjeg jshme për faktin se problemet e tyre shëndetësore do të raportoheshin në media, kështu që vendosi të ndante vetë detajet në mënyrë që vetëm informacioni i saktë të lëshohej në publik.

Ylli i filmit ‘Maleficent’ u dërgoi një mesazh vajzave të reja që po kalojnë probleme të ngjashme si Sahara dhe Shiloh, transmeton TV Malisheva.

“Luftoni, zonjusha të reja. Kujdesi që i tregoni njëra-tjetrës do të vendosë se në cilën drejtim do të shkojë jeta juaj. Kurrë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk jeni e denjë ose e barabartë me ta” , përfundoi aktorja.

Përveç Shiloh dhe Sahara, Angelina dhe Brad kanë edhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne, djali 16-vjeçar Pax dhe djali 18-vjeçar Maddox, të cilët u adoptuan gjatë marrëdhënies së tyre 10-vjeçare dhe martesës dyvjeçare që mori fund para katër vjetësh

Share.