Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2487 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 335 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona të prekur me COVID-19, ndërsa 115 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 182. Janë 6.601 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kamza 69-vjeç dhe një qytetar nga Tirana 86-vjeç.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar 211.220 persona me koronavirus, prej të cilëve 201.397 janë shëruar, 6.601 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme infektive e kanë humbur 3.222 pacientë./TV Malisheva