Një 20 vjeçare me shtetësi italiane dhe një shtetas i Kosovës ishin dy rastet e para të infektimit me COVID-19, dy vite më parë. Nga kjo pandemi kanë vdekur 3124 persona.
Kurse, sot Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thekson se ekipet e tyre janë duke vazhduar punën deri në përfundimin e pandemisë.
Megjithatë që nga fillimi i vaksinimit anti-covid janë dhënë 1 milionë e 817 mijë e 255 qytetarë. Kurse me dozën e dytë janë imunizuar 818 mijë e 255 qytetarë, ndërsa me dozën e tretë dhe atë përforcuese janë vaksinuar 98 mijë e 577 qytetarë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë!
Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!
Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.
Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:
Mbulo gojën dhe hundën me maskë!
Mbaj higjienën!
Respekto distancën!
VAKSINOHU!