Mbyllja zyrtare e merkatos në hyrje në Angli mbylli dhe dyert e Tottenhamit e Manchester Unitedit për Paulo Dybalën. Të jemi të qartë, nuk është se argjentinasi po “fluturonte” nga dëshira për të shkuar në Premier League, por, gjithsesi, është fakt që dy alternativa u rrëzuan.

Vullneti i “La Joya-s” është të qëndrojë në Torino, por është Juventusi që po mundohet të shesë kartonin e tij për të përfituar të ardhura dhe për të lehtësuar borderonë e pagave, megjithatë, pavarësisht se bardhezinjtë po kërkojë të gjejnë një destinacion për 25 vjeçarin ekziston një klub ku Dybala nuk do të luajë të paktën këtë sezon, ai është Interi.

Duke u mbështetur te mediet në Itali, presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli, ka vendosur një kusht, argjentinasi nuk do të transferohet te zikaltërit, kjo edhe për të respektuar tifozët e Juves, të cilët nuk do ta prisnin aspak mirë një lëvizje të tillë, madje mbështetësit e bardhezinjve i janë kundërvënë klubit që në çastin ku u kuptua vullneti i Juves për të shitur të drejtat e numrit 10.

Në këtë situate, alternativat e mbetura për djaloshin e lindur në Laguna Larga janë dy: PSG, gjithnjë nëse parizienët shesin kartonin e Neymarit, dhe Bajerni i Mynihut. Pritet një fund gushti mjaft i nxehtë për Paulo Dybalan.SS

Share.