Gazeta zvicerane “Blick” ka hedhur dyshime mbi një lidhje të mundshme në mes të futbollistit, Edon Zhegrova dhe rep-këngëtares Loredana.

Mediumi zviceran ia ka kushtuar një shkrim një fotografie të dyshes, të publikuar së fundmi nga këngëtarja në rrjetet sociale.

“Çka po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-futbollistin e Baselit”, ka qenë titulli i “Blick”, i cili vazhdon tutje:

“Në fundjavë, reperja Loredana u pa krahë për krahë me ish-futbollistin e Baselit, Edon Zhegrova në ‘storyn’ e saj në Instagram, duke i ndezur kështu thashethemet”, shkruan ndër të tjera mediumi zviceran.

Në gushtin e vitit të kaluar, këngëtarja 26 vjeçare njoftoi përmes Instagramit se i kishte ndarë rrugët me të dashurin e saj, reperin Mozzik.

Ata së bashku e kanë një vajzë, Hanën, trevjeçare, ndërsa kanë marrëdhënie mjaft të mira, përkundër ndarjes.

E pas pak muajsh, këngëtarja u pa në fotografi me një mashkull të ri, shton “Blick”.

“Jam mjaft e lumtur me veten, kjo mund të tingëllojë arrogante, por unë e shijoj jetën”, ka thënë Loredana, shkruan mediumi zviceran.

“Besoj sërish në dashuri të vërtetë përsëri dhe jam mjaft e vendosur për këtë”, ka shtuar ajo.

Shtrohet pyetja: a mos është dashuruar prapë Loredana?

Fotografia e publikuar nga rep-këngëtarja në fundjavë i zgjon dyshimet dhe thashethemet.

Loredana dhe Zhegrova u panë shumë afër njëri-tjetrit në këtë fotografi, duke e pirë nga një gotë, por ende nuk dihet marrëdhënia e tyre e vërtetë.

23 vjeçari po luan me sukses në Lille të Francës, ku u transferua nga Barseli gjatë janarit.

/TV Malisheva

 

Share.