Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, ka thënë të enjten se ekipet e tij kanë hasur në mbetje mortore të viktimave, gjatë gërmimeve në Prekaz të Skenderajt.

Sipas Komisionit, eshtrat e gjetur mund të jenë potencialisht të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

“Njësitet e DHKRL-së së bashku me komisionin qeveritar për persona të zhdukur dhe IML-në, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’ rast në fshatin Prekaz i Poshtëm, kanë gjetur mbetje eshtrave që dyshohet se janë të së paku tre personave, të cilët dyshohet se janë në listën e personave të zhdukur gjatë periudhës së luftës së fundit në vitin 1999”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje raportohe se njësitet e angazhuara janë në proces të kryerjes së veprimeve të nevojshme.

/TV Malisheva

Share.