Pandemia e koronavirusit ka goditur pjesën më të madhe të Evropës, andaj edhe futbolli është pezulluar.

Mirëpo tani drejtuesit e UEFA-s së bashku me drejtuesit e Federatave evropiane të futbollit janë duke u munduar ta kthëjnë atë nga pika ku ka mbetur, shkruan KosovaPress.

Premier Liga angleze është aktualisht e suspenduar shkaku i coronavirusit dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet.

Mirëpo gjatë ditës së sotme raportohet se ky stinor i futbollit anglez mund të përfundojë në Australi, atje ku koronavirusi nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Në Asutrali po kërkojnë që futbolli të rikthehet në fund të muajit maj dhe publiku të jetë i pranishëm në stadiume.

Katër stadiume mund të përdoren gjatë kësaj kohe kur do të mund të mbyllej ky edicion.

Optus Stadium me 65 mijë ulëse, Perth Oval me 25,500 mijë ulëse, ËACA ,e 24.500 ulëse dhe Joondalup Arena me 16 ulëse./ Tv Malisheva

Share.