Adelina Tahiri do t’i futet biznesit.
Adelina Tahiri njihet si një nga artistet që vishet më me stil dhe atë nga brendet më të njohura në botë, shkruan lajmi.net.
E dhënë pas këtyre markave, Adelina ka vendosur që ta hapë biznesin e saj dhe për këtë kërkon ndihmën e fansave.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka kërkuar ide nga ndjekësit për hapjen e biznesit të ri.
Ajo ka thënë se biznesi i saj ashtu si edhe i propozuan fansat do të ketë të bëjë ose me veshje ose me këpucë.