23 vjeçari nga Lipjani, Shqipdon Aliu është raportuar i zhdukur tash e disa ditë nga familjarët e tij.
Mirëpo, atij i ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë në familje, shkruan lajmi.net.
Atij sot i ka ndërruar jetë babai i tij.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti, Labinot Tahiri i cili edhe ka ngushëlluar familjen Aliu.
Ndryshe, Shqipdoni raportohet se është djali i vetëm i familjes Aliu.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit:
Jeta edhe më e rëndë për familjen e Shqipdonit, djalit që është zhdukur para 5 ditëve!
Prindi i Shqipdonit paska vdekur sot!
I shpreh ngushëllimët për këtë familje në emrin tim dhe në emêr të shumë qytetarëve të cilêt janë të interesuar ta gjejnë këtë djal!
Gjithmonë afër qytetarëve, Labi-FKSH