Pandemia e koronavirusit tashmë ka përfshirë thuaje gjithë botën.

Ndërsa të njëjtin fat e ka pasur edhe nëna e një prej trajnerëvë më të mirë në botë, Pep Guardiola.

Nëna e Guardiolas, Doloros Sala Carrio është ndarë nga jetë si pasojë e këtij virusi.

82 vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi, duke u ndarë kështu nga jeta.

Nëna e trajnerit ishte në Manresa të Barcelonës, ku edhe ishte infektuar me këtë virus.

Këtë lajm e ka konfirmuar vet klubi i Guardiolas, Manchester City, të cilët kanë shprehur ngushëllimë për trajnerin spanjoll./Tv Malisheva

Share.