Juventusi ka njoftuar për vdekjen tragjike të 17-vjeçarit Bryan Dodien, lojtari i cili u diagnostikua me kancer në moshën 12-vjeçare dhe ishte kthyer në fushë në vitin 2019.
Në kohën e diagnostikimit të tij në 2015, mesfushori i atëhershëm i Juves, Pogba, i kishte kushtuar një gol në derbin e Torinos lojtarit të akademisë së të rinjve, duke treguar një fanellë që thoshte: ‘Bryan unë jam me ty’.
Por mjerisht, lajmi u njoftua sot se Bryan Dodien vdiq dhe nuk ia doli dot në luftën me tumorin. /TV Malisheva