Është raportuar se një grua është dhunuar nga një burrë me të cilin më përpara kishte bashkëjetuar. Dhunuesi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë mësohet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.
Rasti është proceduar si dhunë në familje.
“Prishtinë 17.08.2022 – 21:30. Viktima femër sh/k ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull sh/k me të cilin më herët kishte bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
/TV Malisheva