Kampioni anglez, Manchester City, pas transferimit të Erling Haaland nga Borussia Dortmundi, tani është shumë pranë që të sjellë edhe një tjetër përforcim nga skuadra gjermane.
Siç raportohet nga gazetari i “The Athletic”, David Ornstein, City pritet të arrijë marrëveshje me Dortmundin për mbrojtësin zviceran, Manuel Akanji.
Besohet se kanë mbetur vetëm detajet e fundit për tu zgjidhur sa i përket marrëveshjes për Akanjin, marrëveshje kjo e cila do të prek një tarifë transferimi prej 17,5 milionë eurove.
Që prej transferimit nga skuadra e Baselit te Borussia Dortmundi, Manuel Akanji ka arritur të bëjë 158 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar katër gola dhe dy asistime mbi emrin e tij./TV Malisheva
🚨 EXCLUSIVE: Manchester City close to an agreement with Borussia Dortmund to sign centre-back Manuel Akanji. Optimism deal for Swiss int’l will be struck for €17.5m. 27yo was set to become a free agent next summer & #MCFC have pounced @TheAthleticUK #BVB https://t.co/izVyzDggA5
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 30, 2022