Një vit paraburgim i është shqiptuar R.H i cili më 22 korrik në diskotekën “Stop” në Gjilan i cili pas një mosmarrëveshje i shkaktoi dëmtime trupore të dëmtuarit L.B.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Gjilan.

“I me datë 22 korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta në diskotekën “Stop” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B., ashtu që fillimisht e godet në pjesën e prapme të kokës me dorëzën e revoles, mjet ky i rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, e më pas me grushte e godet në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje të indeve të buta dhe plagë ndrydhëse qarëse, me ç’rast i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Regjional të Gjilanit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tutje thuhet se “Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, gjyqtari i vetëm gjykues në Departamentin e Përgjithshëm, ka shqiptuar dënim prej 1 (një) viti burgim, të cilin dënim do të vuaj i akuzuari pas plotfuqishmërisë aktgjykimit”./TV Malisheva

Share.