- Reklamë e sponsorizuar -

Brenda pak minutash u shitën të gjithë biletat për ndeshjen Kosovë – Republika Çeke, duel i cili zhvillohet më 7 shtator në “Fadil Vokrri”, raporton Gazetasheshi.com.

Ky informacion tashmë është konfirmuar edhe nga ‘tiks.app’, që ka njoftuar se brenda 20 minutave kanë qenë 1.871.000 klikime, teksa ka falenderuar të gjithë të interesuarit.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet 12.500 ulse dhe edhe kësaj radhe pritet të jetë plotë.

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që biletat e Kosovës shiten brenda minutash.