Euronews Albania ka siguruar videon e momentit të arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi në Rinas.

Ai shihet i prangosur teksa kapet prej krahësh nga dy efektivë të cilët e shoqërojnë në makinë.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i parave” në lidhje privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Të njëjtat akuza janë ngritur dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin u caktua masa e sigurisë Detyrim paraqitje.

Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media mbrëmjen e kësaj të shtune i cilësoi masat e sigurisë si sulme politike të organizuara nga maxhoranca për të goditur aksionin opozitar.

Në lidhje me çështjen e kompleksit Partizani u caktua masa e sigurisë me burg dhe për sipërmarrrësin Fatmir Bekteshi, ndërtuesin e pallateve te ish-kompleksi “Partizani”.

/TV Malisheva

Share.