Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ditën e sotme (e hënë) ka befasuar fansat teksa publikoi një fotografi në rrjete sociale.
Imazhi në fjalë e shfaqte artisten shumë pranë një mashkulli, ku dukej se po shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin.
Kjo bëri që të ketë replika të shumta nga ana e ndjekësve, e madje duke ia përmendur edhe ‘sheikët’.
Postimi i plotë i Encës (pa ndërhyrje):
“Nga replikat tuaja në InstaStory i mëparshëm kuptova që:
doni ta mbani hundën kudo përveçse në punët tuaja,
mezi po prisni të më shihni të fejuar/martuar,
jeni super racista dhe mendoni që vini nga gjak mbretëror,
[dhe komente të llojit] “e paske kap sheikun e”, “hë pra ja ke ngelë me arab”,
hë pra se bën sikur ikën dhe paguan pushimet vet”. /Telegrafi/