Sevdai Radogoshi, i njohur me nofkën “Qumili”, e kishte dhënë dje një deklaratë kontraverse për sa i përket aktorëve nga fshatrat e Malishevës dhe Klinës.

“80 për qind 90 për qind me i pyet a ke qenë ndonjëherë ne teatër para studimeve. Ani do katunëve anej Klinës, Malishevës. Kurrë s’kanë ditë çka është teatri”, ka thënë Qumili në T7.

Qumili fyen aktorët e “katundeve”, thotë se kurrë në teatër nuk kanë qenë para studimeve.

Por, Radogoshi përderisa i quajti ata katunar vetë në vitin 2018 kishte dalur para Gjykatës pari rrahu motrën e tij.

‘Qumili’, ishte akuzuar nga Prokuroria për rrahje ndaj motrës së tij Floranta Radogoshi.

Sipas aktakuzës në maj të vitit 2016, pas një fjalosjeje në mes tyre, duke i kërkuar që e dëmtuara ta lirojë shtëpinë, i akuzuari dyshohet se i shkakton Iëndime të lehta trupore të dëmtuarës dhe për një moment përdor forcë ndaj saj, duke e goditur me grushte dhe shupIaka në kokë dhe më pas e tërheq për hunde.

Sevdail Radogoshi kërkon përjashtimin e publikut nga gjykimi për suIm ndaj motrës.

Me këto veprime i akuzuari Sevdai Radogoshi, dyshohej se ka kryer veprën penale të Iëndimit të lehtë trupor.

/TV Malisheva

Share.