Futbollistët e Llapit kanë pranuar të ulin 50% rrogat e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit, që tash e 4 javë ka ndalur çdo aktivitet sportiv në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina

Batatina shkurtimisht për KosovaPress është shprehur se pas një takimi që kanë pasur me kryesin e klubë, së bashku me lojtarët kanë rënë dakord që të bëjnë uljen e pagave për 50%.

“Pas konsultimit të kryetarit të klubit me kryesinë dhe të gjithë lojtarët së bashku dhe me stafin teknik kemi vendosur që të ulim pagat për 50%, duke e dirut se Llapi ka paga shumë të larta kjo nuk do të ndikojë shumë tek lojtarët. Po shohim skuadra në Evropë që po zbresin 70% të pagave. Unë si trajner dua ti falenderojë , lojtarët dhe kapiten in që të gjithë njëzëri kanë pranuar dhe nuk kanë dashur të komentojnë duke e ditur se jemi skuadra mas transparente dhe më korrekte me lojtarët që nga vitit 2013”, tha Batatina/Tv Malisheva

Share.