Një lojtar i Bournemouth është pozitiv në koronavirus.
Mbrëmë janë publikuar rezultatet e 996 të testuarve nga Premierliga, ku vetëm dy raste ishin pozitive.
Bëhej fjalë për dy lojtarë nga dy skuadra të ndryshme, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur për publikun.
Sot, Bournemouth përmes faqes zyrtare ka njoftuar se një nga të infektuarit i takon skuadrës së tyre.
“Mund të konfirmojmë se një lojtar i infektuar është nga skuadra jonë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Bournemouth.
Për rastin tjetër, nuk dihet akoma asgjë.