Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer thotë se kapiteni Harry Maguire mund të jetë jashtë fushës për disa javë shkaku i lëndimit.

28-vjeçari pësoi lëndim në humbjen në vikend ndaj Aston Villas.

Maguire gjithashtu mungoi edhe në stërvitjen e sotme, derisa Solskjaer ka konfirmuar që anglezi do jetë disa muaj jashtë fushës.

“Harry është jashtë. Nuk duhet mirë. Është lëndim që do t’i duhet disa javë për t’u shëruar, pra të shohim sa shpejtë mund të shërohet”.

“Po shpresonim që të ishte gati ndaj Villarreal, ai e humbi ndeshjen e fundit që luajtëm ndaj tyre (në finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar në maj), nënvizoi ai.

Ndërkohë, Varane dhe Lindelof priten të jenë nga minuta e parë. /TV Malisheva

Share.