Aktivitetet sportive në Kosovë do të lejohen nga 2 qershori. Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, të enjten në konferencë për media, ka njoftuar për masat lehtësuese që do të fillojnë nga 4 maji.
Aktivitetet sportive hyjnë në fazën e tretë të masave lehtësuese, që është paraparë nga 2 qershori, varësisht nga zhvillimi i situatës. Thuhet se do të jetë hapja selektive e aktiviteteve sportive.
Sportet në Kosovë janë pezulluar nga mesi i marsit si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kujtojmë që UEFA ka dhënë 20 korrikun si datë të fundit për përfundimin e kampionateve dhe praktikisht do të jetë shumë e vështirë një përfundim i tillë nëse aktivitetet sportive do të nisin nga 2 qershori./Tv Malisheva