E ardhmja e Mario Balotellit mund të jetë në kampionatin brazilian të futbollit.

Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, me “La Gazzetta dello Sport” që zbulon se SuperMario ka arritur një akord verbal me Flamengon. Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Nice dhe Marseille është duke negociuar detajet, por që përflitet se mund të fitojë rreth 15 milionë euro deri në dhjetor 2021.

Balotelli është një lojtar i lirë që prej kësaj vere, pasi i skadoi kontrata me Marseille dhe kjo e ka kthyer në një futbollist mjaft të kërkuar në treg. Por, deri në zyrtarizimin e tij, klubi brazilian, Boavista ka nisur kontaktet me agjentin dhe vëllain e sulmuesit, Enock Barwuah për një transferim tek ta.

Italiani do të festojë ditëlindjen e tij të 29 në javën e ardhshme, teksa ka ngjallur interes edhe te klubet italiane, Fiorentina dhe Hellas Verona.

Share.