Ashtu si në qytetet tjera, edhe në Podujevë qytetarët janë bashkuar në ndihmë për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri.

Në mesin e tyre bënë pjesë edhe një e moshuar nga Podujeva. Ajo ka kontribuuar me 10 eurot e fundit që momentalisht i kishte me vete.

“Veç s’pata, se 100 i kisha dhanë. Ato i pata dhe pata qejf, pak tesha pak diçka veç me iu ndihmua. Ishalla Zoti ju ndihmon të tjerëve”, ka thënë ajo.

Ndryshe, aksione të tilla për grumbullime e ndihmave ka pasur në disa pjesë të Podujevës.

Aktualisht ka shkuar në 31 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 persona janë shpëtuar.

https://www.youtube.com/watch?v=rxrf3-cvaHY

Share.