Mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Prekazi, u ndëshkua me karton të kuq në takimin që suharekasit e fituan në udhëtim te Arbëria me rezultat të thelë 2-6.

Pas përjashtimit nga loja, Prekazi ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, duke mos u pajtuar me vendimin e tij.

E për këtë Komisioni Disiplinor i FFK-së, e ka dënuar me 200 euro qendërmbrojtësin e ‘portokallinjve’

Më poshtë keni vendimin e KD-së për futbollistin e Ballkanit :

V E N D I M E

Futbollisti i KF “ Ballkani”, Arbër Pekazi, me nr ID:000356M89 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Arbëria-Ballkani e javës së 24-t të Superligës, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes: Sjellje jo sportive; në minutën e 71 gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve dhe lojtari fillon me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C: Lojtari në fjalë përveç dënimit automatik prej një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) – nuk u paraqit në ndeshjen pasuese Ballkani – Drita;

DËNOHET edhe me të holla në shumë prej 200 euro për ofendime. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

/TVMalisheva

Share.