Shumë personalitete të futbollit e kanë ndryshuar dukjen e tyre gjatë pandemisë koronavirus.
E një prej tyre është edhe trajneri kosovar, Muharrem Sahiti
Kjo u pa në video-lidhjen që e kishte ai mbrëmë me emisionin sportiv në Klan Kosova.
Sahiti tashmë ka lëshuar mjekrën, e cila për shkak të ngjyrës bie në sy mjaft shumë.
Sahiti foli rreth rifillimit të kampionatit 2019/20 të futbollit kosovar.
Ai theksoi që do të ishte sportive që fati i sezonit të vendoset në fushë.
Përpos që është ndihmës-trajner në skuadrës së parë te Kosova, Sahiti është edhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës.