Jose Mourinho mund të bëjë një rikthim të papritur në Premierligë.

Ish trajneri i Interit, Chelsea, Manchester United dhe Real Madridit, mund të marr drejtimin e Arsenalit, raportojnë mediet në Arsenal, përcjell lajmi.net.

Portugezi nuk ka fshehur asnjëherë admirimin për Premierligën, ku në këtë ligë ka arritur suksese të mëdha me Chelsean.

Mourinho te Arsenal do të zëvendësonte Unai Emery.

Ky i fundit po kalon në një presion të madh, pas rezultateve jo të mira me Arsenal këtë fillim sezon, ku pas nëntë ndeshjeve renditen në vendin e pestë me 15 pikë.

Share.