Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim virtual për të diskutuar çështjet ekonomike dhe të zhvillimit në territoret e Arktikut dhe në rrugën e Detit të Veriut, shkruan BBC.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti nuk iu referua drejtpërdrejt situatës në Ukrainë, por tha se refuzimi i vendeve perëndimore për të bashkëpunuar me Rusinë duke përfshirë burimet energjetike  ka dëmtuar njësoj si vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se “vendet jomiqësore” po shkatërronin zinxhirët e furnizimit në Arktik.

Ndërsa Putin pranoi se Rusia gjithashtu ka vuajtur si rezultat i sanksioneve, ai tha se vendi ka krijuar “mundësi të reja” për të dërguar burime energjetike në vendet ku ato janë “me të vërtetë të nevojshme”.

Bashkëpunimi rus me vendet e tjera të Këshillit Arktik – Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda dhe SHBA-ja janë ndërprerë që nga fillimi i luftës në Ukrainë./TV Malisheva

Share.