Mbrojtësi Albert Vallqi është injoruar sërish nga Kombëtarja e Austrisë për ndeshjet e tetorit.

Mbrojtësi shqiptar nuk është ftuar nga kombëtarja austriake për ndeshjet e tetorit, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Lojtari i Salzburg refuzoi ftesën e Kosovës dhe Shqipërisë, duke vendosur ta përfaqësonte Austrinë, shkruan lajmi.net.

Vallqi u ftua fillimisht në muajin qershor, por nuk luajti asnjë minutën në ndeshjen e atëhershme ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në dy grumbullimet e fundit, emri i tij nuk figuron në listë.

Sipas rregullave të FIFA-së 24-vjeçari ka ende të drejtë të zgjedhë për njërën nga përfaqësueset shqiptare.

Share.