Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Elbasan, ku një grua ka humbur jetën pasi u vra nga bashkëjetuesi i saj.

Viktima 37-vjeçarja Jetlira Elezi është qëlluar me thikë disa herë nga bashkëjetuesi Ramis Mici, 37 vjeç, për motive ende të paqarta.

Për shkak të plagëve të marra gruaja nuk mundi të jetojë, ndërsa 37-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja duke u arratisur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbej” në Elbasan.

Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa po kreh zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/TV Malisheva

Share.