Arrestohen katër persona për VP. Grabitje dhe Lëndim i lehtë trupor, shkruan TV Malisheva.

Me datën 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit  spitali rajonal në Gjakovë kishte pranuar për tretman mjekësor një person  i cili kishte pësuar lëndime  trupore gjatë një përleshje ne diskotekën “Hangover” .

Por më pas disa persona kanë shkuar për ta sulmuar,  duke e goditur me boksa dore,  dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë të raportuar rreth  1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin.

Policia përmes kamerave të sigurisë kanë arritur t’i arrestojnë këta persona.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media nga zyra rajonal-DRP-Gjakovë.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohen katër persona për VP. Grabitje dhe Lëndim i lehtë trupor

 Gjakovë:  05.08.2021.

Datë 04,08,2021 rreth orës 02:30 të mëngjesit  spitali rajonal në Gjakovë kishte pranuar për tretman mjekësor një person  i cili kishte pësuar lëndime  trupore gjate një përleshje ne diskotekën “Hangover” .

 Me pas  disa persona të panjohur kishin shkuar në spital për ta vizituar personin që kishte kërkuar tretman mjekësor.

 Në hyrje te spitalit  personat e panjohur ishin ndaluar nga sigurimi i spitalit,  dhe të njejtit të pakënaqur e kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me boksa dore,  dhe nga qafa ia kishin marrë një qafore ari me vlerë të raportuar rreth  1800 euro, si dhe ia kishin thyer telefonin.

Me pas ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Për momentin te dyshuarit mbeten të pa identifikuar.

Pas një pune të menjëhershme operative hetimore dhe të shkëlqyer nga ana e policisë fillimisht është bërë identifikimi në bazë të kamerave të sigurisë, me pastaj është ba shoqërimi i njërit nga të dyshuarit potencial në polici në lidhje me veprën e lartcekur, i njëjti është intervistuar ne prezencën e avokatit mbrojtës dhe  pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh..

Po ashtu, e dyshuara  e cila fillimisht  ne rast është intervistuar si dëshmitare e rastit,  por pas veprimeve hetimore  dhe ndriçimit te rrethanave te rastit e njëjta është interrvistuar si e dyshuar  ne lidhje me rastin, e njëjta pas intervistimit  me vendim te prokurorit është liruar në procedure të rregullt.

Hetuesit rajonal më intensitet kanë vazhduar punën hetimore dhe kanë arrit të identifikojnë edhe dy persona të dyshuar të përfshirë në rast, të njëjtit janë shoqëruar në polici, ku janë intervistuar ne prezencën e mbrojtësve dhe me vendin te prokurorit janë dërguar ne mbajtje për 48 ore.

 

Share.